Programi i ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë

Podobne dokumenty
etwinning GENERATION Festimi i dhjetëvjetorit të etwinning

Sistemi i Mbikëqyrjes Publike në Poloni

PAKETË INFORMUESE PËR POLONINË

GJYKATA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT Deklaratë për shtyp lëshuar nga Regjistruesi i Gjykatws

czasu wolnego Экономическая программа sanitarne oraz nieruchomości średniego

GUIDË PËR VENDET E DESTINACIONIT POLONIA

SIGMA Mbështetje për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, kryesisht e financuar nga BE

della SICUREZZA nei CANTIERI

(51 $2: '25,0 %*

Është kënaqësi që nëpërmjet këtij mesazhi përshëndetjeje, të ndaj me Ju suksesin e arritur nga EUROSIG, gjatë vitit 2015.

... SQ FRIGORIFER ME NGRIRJE UDHËZIMET PËR EN3401AOW 2 PËRDORIM CS CHLADNIČKA S

UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË FAKULTETI I MJEKËSISË DENTARE SHOQATA DENTARE SHQIPTARE nëntor 2014 TIRANË, SHQIPËRI

MENDI MENGJIQI. Të Dhënat Personale. Shkollimi. Punësim. SHPËRBLIMET dhe Pjesmarrja në Festivale Ndërkombëtare Muzikore :

Kryeredaktor: Erl MURATI Zv/kryeredaktore - Rezarta DELISULA Tel:(04) , Fax:(04)

Sandhi w literackim języku albańskim na Kosowie

NJË LLOJ DRITE TJETËR INNY RODZAJ ŚWIATŁOŚCI

Albańskie odczasownikowe derywaty przymiotnikowe







Tahir Foniqi Bibliografia e revistës Koha

Program studiów obowiązujący w roku akademickim 2016/2017

Albańskie derywaty przymiotnikowe z prefiksem pa-

Part I : Details of consignment /Pjesa I :detaje te dorezimit/szczegóły przesyłki

PLAN STUDIÓW. Nazwa modułu/przedmiotu Forma zaj Liczba godzin

Prof. dr hab. n. med. Dr n. med.

PLAN STUDIÓW. Wydział prowadzcy kierunek studiów: Kierunek studiów: Poziom kształcenia: Profil kształcenia: Forma studiów:

Rozdział 1. Nazwa i adres Zamawiającego Gdyńskie Centrum Sportu jednostka budżetowa Rozdział 2. Informacja o trybie i stosowaniu przepisów

Opakowania na materiały niebezpieczne

Matryca kierunkowych efektów kształcenia. dla kierunku DZIENNIKARSTWO I KOMUNIKACJA SPOŁECZNA. Studia pierwszego stopnia

ZARZĄDZANIE INFORMACJĄ W NOWYCH MEDIACH /2-KRK-ZINM-D2 /

Kierunek: Edukacja Techniczno Informatyczna Poziom studiów: Studia I stopnia Forma i tryb studiów: Stacjonarne. audytoryjne.

PLAN STUDIÓW. Nazwa modułu/przedmiotu Forma zajęć Liczba godzin

SPECYFIKACJA ISTOTNYCH WARUNKÓW ZAMÓWIENIA

Plan zajęć na rok akademicki 2013/2014 Kierunek Zdrowie Publiczne studia II 0 Rok II niestacjonarne

Plan studiów na kierunku DZIENNIKARSTWO i KOMUNIKACJA SPOŁECZNA (tryb stacjonarny, nabór 2010/2011)

DZIENNIKARSTWO I KOMUNIKACJA SPOŁECZNA

N a l e W y u n i k a ć d ł u g o t r w a ł e g o k o n t a k t u p o l a k i e r o w a n y c h p o w i e r z c h n i z w y s o k i m i t e m p e r a

PLAN STUDIÓW. Wydział prowadzący kierunek studiów: Kierunek studiów: Poziom kształcenia: Profil kształcenia: Forma studiów: Specjalność:

Program studiów obowiązujący w roku akademickim 2017/2018


forma zaliczenia forma zaliczenia forma zaliczenia Lab K/L/S/ WF

Ś ć Ś Ę Ś Ś Ś Ś Ę Ę

Kierunek: Inżynieria Materiałowa Poziom studiów: Studia I stopnia Forma i tryb studiów: Stacjonarne. Wykład Ćwiczenia

PLAN STUDIÓW W UKŁADZIE SEMESTRALNYM studia I stopnia stacjonarne

Kierunek: Teleinformatyka Poziom studiów: Studia I stopnia Forma i tryb studiów: Stacjonarne. Wykład Ćwiczenia

ZARZĄDZANIE INFORMACJĄ W NOWYCH MEDIACH

INSTYTUT FILOZOFII FILOZOFIA Specjalność: Zarządzanie wiedzą z infobrokeringiem* (Studia Pierwszego Stopnia)

INFORMACJA NAUKOWA I BIBLIOTEKOZNAWSTWO. PLAN STUDIÓW W UKŁADZIE SEMESTRALNYM studia I stopnia stacjonarne

Politologia Studia I stopnia, stacjonarne Program studiów

Rozwiązywanie umów o pracę

Public Relations Studia I stopnia, stacjonarne Program studiów 2018/2019

Przygotowanie młodzieży do pracy na lotnisku

PRAWO STACJONARNE ROK I

PRAWO NIESTACJONARNE 2015/2016

forma zaliczenia forma zaliczenia forma zaliczenia Lab K/L/S/ WF

Kierunek: Inżynieria Materiałowa Poziom studiów: Studia I stopnia Forma i tryb studiów: Stacjonarne. Wykład Ćwiczenia

PRAWO STACJONARNE 2016/2017

PRAWO NIESTACJONARNE 2016/2017

lp Nazwa modułu Przypisy Kod modułu W. Lab. Lab. 1. Filozofia 11-FZ-11-s 15 Zo 15 Zo Psychologia ogólna 11-POPS-11-s 15 E 15 Zo 3


UPRAWNIENIA: LAUREATÓW I FINALISTÓW OLIMPIAD PRZEDMIOTOWYCH, KONKURSÓW I TURNIEJÓW 2008/2009

Program studiów realizowany PRAWO STACJONARNE

PLAN STUDIÓW. Nazwa modułu/przedmiotu Forma zajęć Liczba godzin

ż ż Ż Ł Ż Ś ć ż ć ż Ś

Przedmiot Typ zajęć i liczba godzin Forma zaliczenia kategoria nazwa W Ć/Wa L S PSM E ZAO ZAL

forma zaliczenia forma zaliczenia forma zaliczenia Lab K/L/S/ WF


PLAN STUDIÓW. Wydział prowadzący kierunek studiów: Kierunek studiów: Poziom kształcenia: Profil kształcenia: Forma studiów: Specjalność:

ZARZĄDZENIE Nr 38. Rektora Uniwersytetu Mikołaja Kopernika w Toruniu. z dnia 15 kwietnia 2009 r.

Plan studiów dla roczników, które rozpoczęły studia w latach 2016/2017 oraz 2017/2018. Studia pierwszego stopnia. I ROK STUDIÓW (1 semestr) O O O

Malowanki wiejskie. OB OKI / agodne ręce lata. œ œ œ # œ œ. œ œ œ # œœ œ œ. œ œ œ œ. j œ œ œ # œ œ œ. j œ. & œ # œ œ œ œ œœ. œ & œ i. œ i I. œ # œ.

Wykaz zaliczanych przedmiotów w procesie potwierdzania efektów uczenia się. Wydział Prawa i Administracji UMK w Toruniu

Program studiów studia stacjonarne I stopnia na kierunku dziennikarstwo i medioznawstwo dla rozpoczynających studia

ć ć ć ć Ń Ę Ś Ę Ę ć Ę ć Ń

Politologia Studia I stopnia, stacjonarne Program studiów 2015/2016

Program obowiązujący studentów rozpoczynających studia w roku akademickim 2013/2014

lp Nazwa modułu Przypisy Kod modułu W. Lab. Lab. 1. Filozofia 11-FZ-11-s 15 Zo 15 Zo Psychologia ogólna 11-POPS-11-s 15 E 15 Zo 3

Program studiów studia stacjonarne I stopnia na kierunku dziennikarstwo i medioznawstwo dla rozpoczynających studia

Punkty ECTS. liczba godzin. P r. Historia Polski W egz. Ć zal Historia W egz. powszechna po 1945 r.


Kierunek: Mechanika i Budowa Maszyn Poziom studiów: Studia I stopnia Forma i tryb studiów: Stacjonarne. Wykład Ćwiczenia

Dziennikarstwo i komunikacja społeczna Studia uzupełniające magisterskie w języku angielskim Dla absolwentów wszystkich kierunków (formuła otwarta)

PLAN STUDIÓW. Struktury wizualne E 4 Wiedza o kulturze E 4 Propedeutyka projektowania graficznego

Rozdział 1. Nazwa i adres Zamawiającego Gdyński Ośrodek Sportu i Rekreacji jednostka budżetowa Rozdział 2.

15 (3,3,3,3,3) 9(1,2,2,2,2) 6 5 (2,3) 3(1,2) Doktryny artystyczne Współczesne techniki malarstwa i rysunku

Progi punktowe do stypendium rektora dla najlepszych studentów obowiązujące w roku akademickim 2012/2013

2.1. Identyfikacja Interesariuszy. G4 25a

Rodzaj zajęć dydakt.

Ł Ü Ľ Ł Ł Ł Ł Ł Ł Ł Ż Ł Ś Ń Ć Ł Ł Ł Ń Ł ý Ł Ł Ł ý Ł Ł Ó Ł ý ý Đ Ł Ł ý Ł Ć ý Đ Ł Ł Ł Ó Ż Ż í Ü Ĺ Ĺ ť í Ü

Program studiów obowiązujący w roku akademickim 2019/2020

FordMondeo Individual

, , , , 0

lp Nazwa modułu Przypisy Kod modułu W. Lab. Lab. 1. Filozofia 11-FZ-11-s 15 Zo 15 Zo Psychologia ogólna 11-POPS-11-s 15 E 15 Zo 3

I. Studia pierwszego stopnia i jednolite magisterskie

CONTENT MANAGEMENT AND DIGITAL PUBLISHING. PLAN STUDIÓW W UKŁADZIE SEMESTRALNYM studia I stopnia stacjonarne


Transkrypt:

Barn- och fritidsprogrammet Bygg- och anläggning Ekonomiprogrammet El- och ekonomiprogrammet Estetiska programmet Fordons- och transportprogrammet Handels- och administrationsprogrammet Hantverksprogrammet Hotel- och turismprogrammet Humanistiska programmet Industritekniska programmet Naturbruksprogrammet Naturvetenskapsprogrammet Restaurang- och livsmedelsprogrammet Samhällsvetenskapsprogrammet Teknikprogrammet VVS- och fastighetsprogrammet Vård- och omsorgsprogrammet Programi fëmijë dhe kohë e lirë Programi i ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë Programi i ekonomisë Programi i elektro-energjetikës Programi estetik Programi automjete dhe transport Programi tregti dhe administratë Programi i zejtarisë Programi hoteleri dhe turizëm Programi i shkencave humane Programi tekniko-industrial Programi shfrytëzimi i natyrës Programi I shkencave natyrore Programi restorant dhe artikuj ushqimorë Programi i shkencave shoqërore Programi i teknologjisë Programi NVS dhe objekte ndërtimore Programi shëndetësi dhe përkujdesje Introduktionsprogram Andra gymnasieutbildningar Programi introduktiv Mënyra tjera për shkollim të mesëm

Barn- och fritidsprogrammet 2011-02-14 Programi fëmijë dhe kohë e lirë albanska Programi fëmijë dhe kohë e lirë është një program i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi fëmijë dhe kohë e lirë i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me fëmijë, të rinj dhe të rritur. Ju do të mësoni rreth njerëzve në mosha të ndryshme dhe me parakushte të ndryshme. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. TRI DREJTIME TË NDRYSHME Koha e lirë dhe shëndeti Ju do të mësoni rreth kohës së lirë, shëndetit dhe mirëqenies fizike. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. personel në bazene dhe halla notimi, personel në objekte/vende sportive dhe trainer personal. Punë pedagogjike Ju do të mësoni rreth të mësuarit dhe rritjes së fëmijëve dhe të rinjve. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. edukator fëmijësh dhe asistent nxënësish. Punë sociale Ju do të mësoni se si t i pritni njerëzit në situata të ndryshme dhe se si t u jepni mbështetje dhe shërbim. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. rojtar, asistent personal, punë me njerëz me pengesa funksionale në kuadër të banimit dhe veprimatrisë ditore për këta njerëz. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth të mësuarit dhe rritjes, bashkëpunimit dhe komunikimit. Ju do të ushtroheni të ndesheni me njerëz dhe do t i zhvilloni aftësit t uaja të jeni sensitiv ndaj nevojave të tyre. Ju do t a vrisni mendjen se si njerëzit jetojnë bashkë dhe cilat mundësi i kanë për t u zhvilluar. Ju do të mësoni rreth shëndetit dhe ambientit të punës. Në ketë program, rëndësi të veçant u kushtohet etikës, vlerave demokratike dhe drejtave të njeriut. Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë.

albanska Programi fëmijë dhe kohë e lirë Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: shëndeti, dituri natyre, pedagogji, dituri shoqërore, gjuhë suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Ky program pikënisjen e ka te problemet e ndryshme praktike, zgjidhjen e të cilave e bëni bashkarisht apo në mënyrë individuale. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ si dhe do të mësoni se si udhëhiqet një firmë private. Ju do të mësoni të planifikoni, realizoni dhe dokumentoni punën. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit fëmijë dhe kohë e lirë, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Bygg- och anläggningsprogrammet 2013-09-18 Programi i ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë albanska Programi i ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë është një program i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi i ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me ndërtime, mirëmbajtje dhe të bëni rindërtime të ndërtesave dhe objekteve të ulëta. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. PESÊ DREJTIME TË NDRYSHME Makineria e ndërtimtarisë Ju do të mësoni rreth komunikacionit, punimeve në rrugë dhe kanalizimeve. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. shofer i makinave të ndërtimtarisë. Ndërtimi i ndërtesave Ju do të mësoni rreth ndërtimeve dhe renovimeve të ndërtesave, urave dhe objekteve tjera. Ky drejtim u jep mundësi punësimi si p.sh. punëtor çimentoje, shtrues i dyshemeve, murator, teknik qelqi, ndërtues i skeleve dhe punëtor druri. Sipërfaqe dhe ndërtimtari e ultë Ju do të mësoni rreth përpunimit të tokës për ndërtimin e rugëve, hekurudhave, shtruarjes me pllaka dhe gurë etj. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. punëtor i shtrimit të rrugëve dhe sipërfaqeve tjera dhe teknik i hekurudhës. Lyerje Ju do të mësoni rreth lyerjes dhe rilyerjes, veshjes së mureve dhe ngjyrave. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. moler i ndërtimtarisë. Teneqepunues Ju do të mësoni rreth punimit të teneqesë në ndërtimtari, ventilim dhë klimë të brendshme. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. teneqepunues në ndërtimtari dhe ventilim. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth ndërtimit të lartë dhe të ultë. Ju do të krijoni njohuri se si të ndërtohet në mënyrë racionale, të sigurt dhe të përshtatshme për ambientin. Ju do të mësoni rreth profesioneve të ndryshme të këtij sektori dhe proceset e ndryshme të punës. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë.

albanska Programi i ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: Ndërtimtaria e ultë dhe e lartë. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Ky program pikënisjen e ka te problemet e ndryshme praktike, zgjidhjen e të cilave e bëni bashkarisht apo në mënyrë individuale. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ si dhe do të mësoni se si udhëhiqet një firmë private. Ju do të mësoni të planifikoni, realizoni, dokumentoni, dhe të siguroni kualitetin e punës me metoda bashkëkohore. Ju do të mësoni të kujdeseni për materialin, veglat e punës, dhe makinat. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit të ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse do të kesh kompetencë themelore për shkollim të lartë atëhërë është me rëndësi që t i planifikosh studimet e tuaja. Ti pra ke nevojë ti kesh kryer dy kurse në gjuhën suedeze ose gjuha suedeze si gjuhë joamtare dhe një kurs të anglishtes. Ti ke të drejtë të shfrytëzosh përzgjedhjen individuale, por edhe të shfrytëzosh mundësinë me program të shtuar. Fol lirisht me një pedagog për zgjedhje profesioni nëse do të studiosh më tutje. Ti ke gjithmonë të drejtë të zgjedhësh edhe një kurs në edukata fizike dhe shëndeti dhe një kurs të estetikës, në kuadër të përzgjedhjes individuale.

Ekonomiprogrammet 2010-12-20 Programi i ekonomisë albanska Programi i ekonomisë, si përgatitje për shkollën e lartë, të çon deri në një provim me diplomë që mundëson pranimin tënd në shkollën e lartë Programi i ekonomise të drejtohet ty që dëshiron të studiosh shkencat shoqërore, para së gjithash ekonominë dhe drejtësinë. Programi gjithashtu të drejtohet ty që dëshiron të mësosh se si niset, drejtohet dhe zhvillohet një ndërmarrje. Shkollimi është bazë për studime të mëtejshme të ekonomisë dhe drejtësisë si dhe në lëmi të tjera të shkencave shoqërore në shkollën e lartë. DY DREJTIME TË VEÇANTA Ekonomi Ti fiton njohuri në lëmitë e ekonomisë së ndërmarrjes, bie fjala marketingu, llogaridhënia, llogaritja, menaxherimi dhe organizimi. Ti mëson se si të niset dhe drejtohet një ndërmarrje. Drejtësi Ti fiton njohuri për rëndësinë e së drejtës në shoqëri dhe për ndikimin e së drejtës ndërkombëtare. Ti zhvillon aftësinë tënde për të bërë analiza dhe për të vlerësuar probleme juridike. Përmbajtja e arsimit Ti zhvillon njohuritë e tua në lëmitë e ekonomisë shoqërore, në veprimtarinë e ndërmarrjes, drejtësinë, historinë dhe psikologjinë. Ti studion raportet ekonomike në shoqëri, tregtinë midis shteteve, si dhe pozitën dhe përgjegjësinë e ndërmarrjeve në botën e globalizuar. Ti mëson metodat për tu përballuar problemeve të ndërmarrjes. Ti fiton ndjeshmëri për të kuptuar se si njerëzit mendojnë, ndiejnë, veprojnë dhe bashkëpunojnë me njerëz të tjerë. Ti merr njohuri për rëndësinë e së drejtës në shoqërinë demokratike dhe kupton se si legjislacioni ynë ndikohet nga e drejta ndërkombëtare. Ti zhvillon aftësinë tënde për të analizuar dhe për të vlerësuar problemet juridike. Programi është i planifikuar në këtë mënyrë Në Programin e ekonomisë lëndët e përbashkëta të gjimnazit janë: gjuha angleze, historia, edukimi fizik dhe shëndetësor, matematika, shkencat natyrore, njohuritë fetare, shkencat shoqërore, gjuha suedeze ose suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet me përgatitje për shkollën e lartë ti studion më shumë kurse teorike se sa në programet profesionale.

albanska Programi i ekonomisë Lëndët karakteristike të përbashkëta në programet janë: ekonomia e ndërmarrjes, drejtësia, gjuhët moderne dhe psikologjia. Ti ke mundësi specializimi dhe zgjerimi brenda programit. Kjo quhet studime të thelluara. Mund të përfshihen p.sh. këto lëndë: filozofi, gjeografi, komunikim grafik, udhëheqje dhe organizim, matematikë, media komunikim, gjuhë moderne, psikologji dhe sociologji. Ti mund të kërkosh të dhëna nga shkolla cilat janë lëndët për studime të thelluara që ofrohen. Ti ke gjithashtu një zgjedhje individuale për të vendosur ç ka dëshiron ti të studiosh. Bëj pyetje në shkollë cilat janë kurset që ofrohen. Format e punës Në program ti kërkon, analizon dhe vlerëson informatat, duke parë burimet me sy kritikë. Ti ke si pikënisje problemet ë ekonomisë shoqërore, të ekonomisë së ndërmarrjes dhe të juridikës, të cilët ke për të zgjidhur bashkë me të tjerët ose individualisht. Kjo zhvillon aftësinë tënde për të arsyetuar nga perspektivat e ndryshme, duke nxjerrë konklusione, duke argumentuar dhe duke u nisur nga koncepte kryesore, teori dhe modele. Ti merr përvojë nga strukturimi dhe prezentimi i rezultateve tuaja me metoda shkencore për një grup të caktuar. Punim Gjimnazi Në përfundim të Programit të ekonomisë duhet të përpilosh një punim gjimnazi. Ti ke për të parashtruar një problematikë, duke planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar një punë tematike, me pikënisje nga lëmi të rëndësishme njohurie në program. Vini re Nëqoftëse ti kërkon një kompetencë të posaçme për një arsimim të veçantë në shkollën e lartë, është me rëndësi që të planifikohen studimet e tua. Bisedo lirisht me një këshilltar studimi ose profesioni, nëse ti dëshiron të vazhdosh studimet në shkollën e lartë. Ti ke gjithmonë të drejtë, brenda zgjedhjes individuale, për të zgjedhur edhe një kurs të edukimit fizik dhe shëndetsor si dhe një kurs estetik.

El- och energiprogrammet 2011-02-14 Programi i elektro-energjetikës albanska Programi i elektroenergjetikës është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi i elektro-energjetikës i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me instalime elektrike, sisteme të automatizuara prodhimi, teknikë uji energjie dhe ambienti, ose kompjuter e komunikim. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. KATËR DREJTIME TË NDRYSHME Automatizëm Ju do të mësoni rreth elektroteknikës, teknikë kompjuteri, teknikë e punës dhe e mirëmbajtjes. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. teknik automatizmi në kuadër të objekteve ndërtimore, industrisë dhe proceseve. Teknika e komunikimit dhe e kompjuterit Ju do të mësoni të instaloni, administroni, dhe reparoni sisteme për komunikim dhe kompjuter. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. teknik i prodhimeve elektroteknike, teknik i servisit shtëpiak, teknik rrjeti. Teknika e elektrikticitetit Ju do të mësoni të instaloni dhe reparoni stabilimente elektrike, alarme dhe sistem tv-je dhe kompjuteri. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. teknik instalimi, elektricist industrie dhe teknik sinjali e rryme në hekurudhë. Teknika e energjetikës Ju do të mësoni rreth punës dhe funkcionit të servisit në kuadër të sektorëve; energji, ambient, ujë dhe procese. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. operator pune, në kuadër të teknikës së ngrohjes dhe energjisë dhe operator pune në kuadër të teknikës së ambientit dhe e ujit. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth prodhimit, instalimit dhe distribuimit të sistemeve për rrymë, energji dhe ujë. Ju do të mësoni poashtu rreth teknikës elektro energjetike, automatizëm, teknikës së komunikimit dhe kompjuterit dhe infrastrukurës së teknologjisë së informimit. Ju do të studioni çështje të sigurisë si standarde dhe sigurinë e informimit. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë.

albanska Programi i elektro-energjetikës Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: Teknika e komunikimit dhe e kompjuterit, elektroteknika, teknika e energjetikës dhe elektro-mekanikë. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Ky program pikënisjen e ka te problemet e ndryshme praktike, zgjidhjen e të cilave e bëni bashkarisht apo në mënyrë individuale në mënyrë sistematike dhe me ndihmën e llogaritjeve matematikore. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të bashkëpunuar me të tjerë, pritjen e myshterinjëve dhe të punoni si në ndonjë firmë ashtu edhe në shtëpi private. Ju do të ushtroni të planifikoni, dhe vlerësoni një proces pune. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit të elektro-energjetikës, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Estetiska programmet 2010-12-20 Programi estetik albanska Programi estetik, si përgatitje për shkollën e lartë, të çon deri në një provim me diplomë që mundëson pranimin tënd në shkollën e lartë Programi estetik të drejtohet ty që dëshiron të punosh brenda veprimtarisë artistike ose humaniste si dhe në lëmitë e shkencave shoqërore. Shkollimi është bazë për studime të mëtejshme në lëndët estetike, humaniste dhe shoqërore në shkollën e lartë. PESË DREJTIME TË VEÇANTA Artet figurative dhe disenj Ti fiton njohuri për teknikat e krijimit të figurave. Ti zhvillon aftësitë e tua për tu shprehur dhe për të komunikuar vizualisht si dhe për të përjetuar, interpretuar dhe reflektuar nga perspektivat e ndryshme. Vallëzimi Ti merr njohuri për vallëzimin si art skenik. Ti zhvillon aftësitë e tua për të krijuar dhe komunikuar përmes vallëzimit. Ti mëson lidhjet midis teknikës së vallëzimit dhe veprimtarisë krijuese skenike dhe si përjetohet vallëzimi nga perspektivat e ndryshme. Estetika dhe mediat Ti fiton njohuri për mediat digjitale. Ti zhvillon aftësitë e tua për të komunikuar me vegla digjitale, ku tingujt, pikturat dhe rrëfimi janë në qendër. Ti përjeton, interpreton dhe reflekton rreth shprehjeve digjitale nga perspektivat e ndryshme. Muzika Ti fiton njohuri për muzikën e kohërave dhe kulturave të ndryshme. Ti zhvillon veprimtarinë tënde muzikore, krijimtarinë tënde artistike dhe aftësinë tënde për të përjetuar dhe interpretuar muzikë nga perspektivat e ndryshme. Teatri Ti merr njohuri për teatrin. Ti zhvillon aftësinë tënde për të krijuar, komunikuar, përjetuar dhe interpretuar si krijimet teatrale të nxënësve të tjerë edhe shfaqjet profesionale të teatrit nga perspektivat e ndryshme. Përmbajtja e arsimit Ti zhvillon njohuritë e tua për format e shprehjeve estetike. Ti merr njohuri për njeriun e kohës sonë, historinë dhe botën nga perspektivat e ndryshme. Ti do të merresh me krijimin, përjetimin dhe interpretimin e artit dhe të kulturës dhe do të ushtrosh zanatin artistik.

albanska Programi estetik Fokusi i shkollimit është forca krijuese, kureshtja, komunikimi, ndërveprimi, krijimi dhe paraqitja vetjake. Programi është i planifikuar në këtë mënyrë Në Programin estetik lëndët e përbashkëta të gjimnazit janë: gjuha angleze, historia, edukimi fizik dhe shëndetësor, matematika, shkencat natyrore, njohuritë fetare, shkencat shoqërore, gjuha suedeze ose suedishtja si gjuhë të dytë. Në programet me përgatitje për shkollën e lartë ti studion më shumë kurse teorike se sa në programet profesionale. Lëndët karakteristike të përbashkëta në programet janë: komunikimi estetik si dhe arti dhe kultura. Ti ke mundësi specializimi dhe zgjerimi brenda programit. Kjo quhet studime të thelluara. Mund të përfshihen p.sh. këto lëndë: Arkitektura, cirku, disenji, krijimtaria digjitale, prodhimet filmike dhe televizive, filozofia, matematika, komunikimi me mediat, teoria e muzikës, psikologjia, njohuritë shoqërore, teatri, mësimi i stërvitjes dhe teknika e internetit. Bëj pyetje në shkollë cilat janë lëndët për studime të thelluara që ofrohen. Ti ke gjithashtu një zgjedhje individuale për të vendosur ç ka dëshiron ti të studiosh. Bëj pyetje në shkollë cilat janë kurset që ofrohen. Format e punës Në program ti komunikon mendime dhe ide me mjetet estetike të shprehjes, edhe provon qasje si artistike dhe shkencore. Ti diskuton rreth punimeve tuaja dhe të të tjerëve dhe zhvillon kuptimin tënd për cilësi dhe komunikime. Ti bashkëpunon në lëmi të tjera estetike si dhe në shkencën e kulturës, historinë, gjuhët, zhvillimin e teknikës dhe komunikimet. Ti ushtron aftësitë e tua për të marrë përgjegjësi për punën tënde dhe për të vlerësuar informatat. Punim Gjimnazi Në përfundim të Programit estetik duhet të përpilosh një punim gjimnazi. Ti duhet të planifikosh, zbatosh dhe vlerësosh një punë tematike, me pikënisje nga lëmi të rëndësishme njohurie në program. Vini re Nëqoftëse ti kërkon një kompetencë të posaçme për një arsimim në shkollën e lartë, është me rëndësi që të planifikohen studimet e tua. Bisedo lirisht me një këshilltar studimi ose profesioni, nëse ti dëshiron të vazhdosh studimet në shkollën e lartë. Ti ke gjithmonë të drejtë, brenda zgjedhjes individuale, për të zgjedhur edhe një kurs të edukimit fizik dhe shëndetsor si dhe një kurs estetik.

Fordons- och transportprogrammet 2013-09-18 Programi automjete dhe transport albanska Programi i-automjete dhe transport është një program i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi automjete dhe transport i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me automjete të ndryshme dhe transporte ose med trajtim të mallrave. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. PESÊ DREJTIME TË NDRYSHME Trajtim i mallrave Ju do të mësoni rreth trajtimit të mallrave dhe logjistikës. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. punëtor magazine apo terminali. Karroceri dhe llakim Ju do të mësoni rreth llakimit të automjeteve, diagnostikës dhe reparimeve të karrocerive. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. riparues i automjeteve të dëmtuara dhe llakim automjetesh. Kamion dhe makina lëvizëse Ju do të mësoni rreth diagnostikës, riparimeve dhe serviseve të automjeteve të rënda dhe makinave lëvizëse. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. mekanik kamioni dhe mekanik makinerie. Automobil Ju do të mësoni rreth diagnostikës, riparimeve dhe serviseve të automjeteve të lehta. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. automekanik. Transport Ju do të mësoni rreth komunikacionit, sistemeve të transportit dhe logjistikës. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. shofer autobusi dhe shofer kamioni. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth funkcionimit të automjeteve dhe konstrukcionit dhe se si të diagnostifikoni, riparoni dhe të bëni servisin e automjetit. Ju do të mësoni se si transportohen automjetet dhe si trajtohen mallrat në magazinë dhe terminal. Ju do të mësoni poashtu rreth kompjuterëve dhe sistemeve kompjuterike. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë.

albanska Programi automjete dhe transport Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: sektori i automjeteve dhe transportit dhe teknika e automjeteve. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Ky program pikënisjen e ka te problemet e ndryshme praktike, zgjidhjen e të cilave e bëni bashkarisht apo në mënyrë individuale. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ si dhe do të mësoni se si udhëhiqet një firmë private. Ju do të mësoni të planifikoni, realizoni, dokumentoni, dhe të siguroni kualitetin e punës. Ju do të mësoni të zgjidhni pajisje dhe metoda adekuate. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit automjete dhe transport, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse do të kesh kompetencë themelore për shkollim të lartë atëhërë është me rëndësi që t i planifikosh studimet e tuaja. Ti pra ke nevojë ti kesh kryer dy kurse në gjuhën suedeze ose gjuha suedeze si gjuhë joamtare dhe një kurs të anglishtes. Ti ke të drejtë të shfrytëzosh përzgjedhjen individuale, por edhe të shfrytëzosh mundësinë me program të shtuar. Fol lirisht me një pedagog për zgjedhje profesioni nëse do të studiosh më tutje. Ti ke gjithmonë të drejtë të zgjedhësh edhe një kurs në edukata fizike dhe shëndeti dhe një kurs të estetikës, në kuadër të përzgjedhjes individuale.

Handels- och administrationsprogrammet 2011-02-14 Programi tregti dhe administratë albanska Programi tregti dhe administratë është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi tregti dhe administratë i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me tregti dhe administratë dhe komunikim. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. DY DREJTIME TË NDRYSHME Shërbim administrativ Ju do të mësoni rreth administrimit, të udhëhequrit dhe organizimit në ndërmarrje dhe administratë publike. Ju do të mësoni poashtu për ndërrmarrësi dhe shërbim. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. asistent ekonomie, TI administrues, asistent tregu, asistent kontabiliteti dhe punë në kuadër të shërbimit të myshterinjve dhe sportel. Tregti dhe shërbim Ju do të mësoni rreth tregtisë me shumicë dhe pakicë. Ju do të mësoni poashtu rreth tregtisë në internet, udhëheqjes dhe ndërmarrsisë, shërbimit dhe komunikimit. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. informator butiku, shitës butiku, shitës në sipërmarrje, tregtar, furnizues, punëtor marketingu, dhe punë në kuadër të logjistikës dhe shërbimit të myshterinjve. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth shitjes, blerjes, qarkullimit të mallrave, logjistikës, marketingut, produkteve, sektorve dhe zhvillimit afarist. Ju do të mësoni rreth punës organizative dhe administruese në ndërmarrje apo administratë publike, ndjekjen e rrjedhës së ekonomisë, komunikimit, shërbimit të myshterinjve, dhe punë sporteli dhe konference. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë. Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore.

albanska Programi tregti dhe administratë Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: ndërmarrësia, shitja dhe shërbimi i myshterinjve, tregti, informim dhe komunikim. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program ju do të ushtroni të takoheni me njerëz, t i zhvilloni relacionet me kontaktet afariste dhe bashkëpunëtorët. Ju do të ushtroheni të kërkoni, analizoni dhe vlerësoni informatat si dhe të merrni përgjegjësi dhe të veproni me arsye të shëndoshë. Ju do të punoni zakonisht në formë të projekteve, dhe do t a ushtroni afësinë t uaj për të qenë aktiv dhe punëtor i zellshëm. Ju do të përgatiteni për të vazhduar të mësuarit edhe në jetën profesionale. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit tregti dhe administratë, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Hantverksprogrammet 2013-09-18 Programi i zejtarisë albanska Programi i zejtarisë është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi i zejtarisë i u drejtohet ju që dëshironi të punoni më duar dhe të punoni me një profesion kreativ zejtar. Ju mundë të zgjidhni zeje brenda shumë sektorëve të ndryshëm. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. PESË DREJTIME TË NDRYSHME Mobilier Ju do të mësoni rreth metodave të prodhimit, veglave, makinave dhe materialeve. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. ndërtues anijesh, zdrukthëtar dekori, zdrukthëtar mobilesh dhe punë brenda tregëtisë me material ndërtimor dhe atij të drurit. Kultivues lulesh/florist Ju do të mësoni rreth bimëve në saksi, luleve të prera dhe se si të kombinoni materiale të ndryshme për të krijuar punime lulesh. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. kultivues lulesh. Floktar Ju do të mësoni rreth trajtimeve të ndryshme, teknikave, veglave dhe materialeve. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. asistent floktari. Dizajn tekstili Ju do të mësoni rreth konstrukcioneve, metodave të prodhimit, veglave, makinave dhe materialeve. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. asistent furnizimi, rrobaqepës/e, punë tekstilit dhe konfeksionit. Zeje tjera Ju do të mësoni rreth detyrave të punës, teknikës, veglave dhe materialit në kuadër të profilit t uaj të zgjedhur. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. fryrës qelqi, kovaç, arpunues apo argjendar, poçar, mjeshtër shale, oxhakpastrues, stilist, tapicier dhe orëtar. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Në këtë program do të mësoni për proceset e zejatrisë, formëdhënie, sipërmarrje dhe shërbim. Ju do të ushtroheni t i shëndrroni idetë në produkte të gatshme si dhe të vlerësoni se cilat materiale dhe vegla j u nevojiten dhe si t a vlerësoni leverdinë ekonomike.

albanska Programi i zejtarisë Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: Ndërmarrësia, zejtari, dituri zejtarie. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program do të përvetsoni atë që është më e rëndësishmja për një zejtar procesi i zejtarisë. D.m.th. të dini t i identifikoni nevojat e myshteriut, planifikimin, t i përzgjedhni dhe t i përdorni veglat drejtë, të përzgjedhni materialin dhe teknikën, të realizoni dhe raportoni punën si dhe të analizoni dhe vlerësoni rezultatin. Ju do t a zhvilloni sensin për ngjyrë, formë dhe përbërje. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ si dhe do të mësoni për mundësin e hapjes së firmës private. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit të zejtarisë, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është Nëse do të kesh kompetencë themelore për shkollim të lartë atëhërë është me rëndësi që t i planifikosh studimet e tuaja. Ti pra ke nevojë ti kesh kryer dy kurse në gjuhën suedeze ose gjuha suedeze si gjuhë joamtare dhe një kurs të anglishtes. Ti ke të drejtë të shfrytëzosh përzgjedhjen individuale, por edhe të shfrytëzosh mundësinë me program të shtuar. Fol lirisht me një pedagog për zgjedhje profesioni nëse do të studiosh më tutje. Ti ke gjithmonë të drejtë të zgjedhësh edhe një kurs në edukata fizike dhe shëndeti dhe një kurs të estetikës, në kuadër të përzgjedhjes individuale.

Hotell- och turismprogrammet 2011-02-14 Programi hoteleri dhe turizëm albanska Programi hoteleri dhe turizëm është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi hoteleri dhe turizëm i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me turizëm dhe veprimtari hotelere dhe konferenca. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. DY DREJTIME TË NDRYSHME Hotel dhe konferencë Ju do të mësoni rreth seksioneve të ndryshme të hotelit dhe veprimtarisë në konferenca. Ju do të ushtroheni në shërbime, pritje, dhe se si organizohen, planifikohen, dhe realizohen mbledhjet dhe eventet. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. punë në sportel, rezervime, konferencë dhe shërbim kati. Turisëm dhe udhëtime Ju do të mësoni rreth informimit të turistëve, organizimin dhe planifikimin e udhëtimeve, aktiviteteve dhe atraksioneve, destinacioneve dhe rrugëve të udhëtimit si dhe do të ushtroheni në shërbime dhe pritje. Ky drejtim i jep mundësi punësimi, si p.sh. në kuadër të aktiviteteve dhe atraksioneve, informimit të turistëve, ciceron, rezervime dhe shitje. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth shërbimit dhe pritjes, komunikimit, marketingut, shitjes, ndërmarrësisë, gjuhëve, destinacioneve dhe rrugëve të udhëtimit. Ju do të mësoni poashtu rreth planifikimit, organizimit dhe ekonomisë si dhe rreth nevojave të njerëzve, traditave dhe sasj që pritet nga shërbimi j uaj si dhe rreth zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për të i u ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë. Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore.

albanska Programi hoteleri dhe turizëm Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: gjuhë angleze, ndërmarrësi, hotel, konferencë dhe event, shërbim dhe pritje dhe turizëm. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program do t i ushtroni aftësitë t uaja për t u takuar me njerëz dhe t i zhvilloni relacionet t uaja profesionale me mysafirë dhe klient. Ju do të ushtroheni që të kërkoni, analizoni dhe vlerësoni informatat dhe të merrni përgjegjësi dhe të veproni me arsye të shëndoshë. Ju do të diskutoni dhe reflektoni rreth asaj që keni mësuar dhe përgatiteni për të vazhduar të mësuarit edhe në jetën profesionale. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit hoteleri dhe turizëm, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Humanistiska programmet 2010-12-20 Programi i shkencave humane albanska Kurs humanistyczny jest to kurs przygotowujący do studiów wyższych, który kończy się dyplomem dającym możliwość ubiegania się o przyjęcie na studia wyższe. Programi i shkencave humane, si përgatitje për shkollën e lartë, të çon deri në një provim me diplomë që mundëson pranimin tënd në shkollën e lartë. Programi i shencave humane të drejtohet ty që dëshiron të punosh brenda shkencave humane dhe shkencave shoqërore. Shkollimi është bazë për studime të mëtejshme në lëndet e shkencave humane dhe shoqërore në shkollën e lartë. DY DREJTIME TË VEÇANTA Kultura Ti fiton njohuri për kulturën dhe shprehjet estetike, letërsinë, filozofinë dhe psikologjinë. Ti studion dhe diskuton rreth shprehjeve dhe përjetimeve kulturore nga perspektivat e ndryshme. Gjuha Ti thellohesh në njohuritë e tua gjuhësore dhe lidhjet midis gjuhës, kulturës dhe shoqërisë. Ti mëson për vlerën e gjuhës dhe se si njohuritë gjuhësore përforcojnë njëratjetrën. Përmbajtja e arsimit Ti studion njeriun dje dhe sot, dhe kjo do të thotë ndër të tjera se ti mëson më shumë për kulturën dhe trashëgiminë kulturore, letërsinë, historinë dhe filozofinë. Gjuhët janë të rëndësishme në program dhe ti fiton njohuri për çështjet ndërkulturore dhe për lidhjet midis gjuhës dhe kulturës. Ti zhvillon gjithashtu aftësinë tënde gjuhësore dhe krijuese në suedishten, anglishten dhe në gjuhët e tjera që ti ke zgjedhur për të studiuar, për të komunikuar, reflektuar, mësuar, analizuar dhe interpretuar. Programi është i planifikuar në këtë mënyrë Në programin e shkencave humane lëndët e përbashkëta të gjimnazit janë: gjuha angleze, historia, edukimi fizik dhe shëndetësor, matematika, shkencat natyrore, njohuritë fetare, shkencat shoqërore, gjuha suedeze ose suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet me përgatitje për shkollën e lartë ti studion më shumë kurse teorike se sa në programet profesionale. Lëndët karakteristike të përbashkëta në programet janë: Filozofia, gjuhët moderne dhe gjuha e njeriut.

albanska Programi i shkencave humane Ti ke mundësi specializimi dhe zgjerimi brenda programit. Kjo quhet studime të thelluara. Mund të përfshihen p.sh. këto lëndë: Gjeografia, gjuhët klasike, matematika, gjuhët moderne, komunikim-media, pedagogjika, psikologjia dhe sociologjia. Bëj pyetje në shkollë cilat janë lëndët për studime të thelluara që ofrohen. Ti ke gjithashtu një zgjedhje individuale për të vendosur ç ka dëshiron ti të studiosh. Bëj pyetje në shkollë cilat janë kurset që ofrohen. Format e punës Në program ti do të ushtrohesh se si të trajtosh dhe të shqyrtosh me sy kritikë burime të ndryshme të llojllojshme. Ti studion veprimet njerëzore duke u nisur nga perspektivat e ndryshme dhe njihesh me mënyrat e ndryshme të njerëzve për të menduar dhe për tu shprehur. Ti zhvillon aftësitë e tua për të argumentuar, për të nxjerrë konklusione, dhe për të motivuar qëndrimet. Ti reflekton rreth çështjeve etike dhe filozofike. Ti zhvillon aftësinë tënde për të bashkëpunuar, për të parë mundësi të ndryshme dhe për të marrë iniciativa. Ti ushtrohesh edhe në punë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi. Punim Gjimnazi Në përfundim të Programit të shkencave humane duhet të përpilosh një punim gjimnazi. Ti duhet të parashtrosh një problem, të planifikosh, zbatosh dhe vlerësosh një punë tematike, me pikënisje nga lëmi të rëndësishme njohurie në program. Vini re Nëqoftëse ti kërkon një kompetencë të posaçme për një arsimim në shkollën e lartë, është me rëndësi që të planifikohen studimet e tua. Bisedo lirisht me një këshilltar studimi ose profesioni, nëse ti dëshiron të vazhdosh studimet në shkollën e lartë. Ti ke gjithmonë të drejtë, brenda zgjedhjes individuale, për të zgjedhur edhe një kurs të edukimit fizik dhe shëndetsor si dhe një kurs estetik.

Industritekniska programmet 2011-02-14 Programi tekniko-industrial albanska Programi tekniko-industrial është një program i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi tekniko-industrial i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me nxerrjen e produkteve, sigurimin e operimit, mirëmbajtje dhe saldim në kuadër të industrisë teknike. Ju do të jeni të kyçur që nga planifikimi dhe dizajni deri te prodhimi dhe operimi. Ju do të mësoni përdorimin e sistemeve të avancuara teknike. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. KATËR DREJTIME TË NDRYSHME Siguria e operimit dhe teknologjia e mirëmbajtjes Ju do të mësoni mirëmbajtjen sistematike dhe strategjike. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. mekanik automatizmi, mekanik servisi dhe mekanik mirëmbajtje. Teknologjia e procesit Ju do të mësoni rreth proceseve kimike dhe mekanike në industri, kontrollit të kualitetit, teknologjia e drejtimit dhe e kontrollit automatik. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. llakim industrial, teknik laboratori, në industrinë kimike dhe operator procesi. Prodhim dhe makineri teknike Ju do të mësoni se si përdoren veglat e punës, pajisjet e industrisë dhe materialet. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. operator CNC-je metal dhe dru, shkrirës, operator makine, mekanik zdrukthëtarie, vizatues, punëtor shtypi, teknik prodhimi, operator sharre dhe zdrukthëtar uzine. Teknikë saldimi Ju do të mësoni rrethë teknikës së saldimit dhe përpunimit të teneqesë. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. saldues. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth teknikës dhe prodhimit industrial. Ju do të punoni me pajisje, materiale dhe procese. Ju do të mësoni rreth fazave të ndryshme të prodhimit, organizimit të punës, ekonomisë së produktit, përdorimit të lëndës së parë dhe energjisë, sigurimit të kualitetit dhe se si përzgjedhja e materialit, metodave dhe teknikave kanë ndikim në shoqëri dhe ambient. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë.

albanska Programi tekniko-industrial Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: Proceset teknikoindustriale, njeriu në industri, dituri prodhimi dhe pajisje prodhimi. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Ky program pikënisjen e ka te problemet e ndryshme praktike, zgjidhjen e të cilave e bëni bashkarisht apo në mënyrë individuale. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ si dhe do të mësoni se si bashkëpunohet me firma tjera dhe mundësin e hapjes së firmës private. Ju do të mësoni të planifikoni, realizoni, dokumentoni, dhe zhvilloni punën. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit tekniko-industrial, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Naturbruksprogrammet 2013-09-18 Programi shfrytëzimi i natyrës albanska Programi shfrytëzimi i natyrës i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me bimë, kafshë, tokë, ujë ose pyll. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. KATËR DREJTIME TË NDRYSHME Bagëti/kafshë Ju do të mësoni rreth kafshëve, sjelljeve dhe bashkëveprimit në mes të kafshëve dhe njeriut. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. punë me qen, blegtor në kuadër të bujqësisë, kujdestar kafshësh dhe ruajtës i kuajve në kuadër të kalërimit dhe trokut. Bujqësi Ju do të mësoni rreth tokës, ujit, bimëve, kafshëve, ekonomisë dhe teknikës, prodhimit të shërbimeve dhe domethënien e bujqësisë për zhvillimin e fshatit. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. shërbime fshati, bujqësi me kahje nga makineria, bagëti dhe kultivim bimësh. Pylltari Ju do të mësoni rreth pyllit si një burim i qëndrueshëm dhe do t i thelloni njohurit t uaja në teknikë dhe biologji. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. gjueti, përkujdesje ndaj kafshëve të egra, ceceron natyre, shofer i makinave pylltare dhe rojtar pylli. Kopsht Ju do të mësoni rreth tokës, bimëve, ambientit për bimë dhe domethënien e kopshtit për shoqëri. Ju do të mësoni poashtu biologji, teknikë dhe biologji. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. mirëmbajtjen e ambienteve të jashtme, krijimin i kopshteve, mbjelljen e kopshteve si jashtë ashtu edhe në serrë. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do t i zhvilloni dituritë t uaja mbi shfrytëzimin e natyrës. Do t ju rritet mirëkuptimi ndaj shumëllojshmërisë së natyrës dhe se si veprimtarit e ndryshme kanë ndikim në natyrë. Ju do të mësoni poashtu biologji, ekologji, teknikë dhe ekonomi.

albanska Programi shfrytëzimi i natyrës Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: Biologjia, ndërmarrësia dhe shfrytëzimi i natyrës. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program ju do të vëzhgoni dhe reflektoni në mënyrë kritike se si ju mund t a shfytëzoni natyrën në një mënyrë të qëndrueshme. Pikënisjen e keni nga problemet praktike që ju i zgjidhni bashkarisht apo individualisht. Ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ si dhe do të mësoni se si udhëhiqet një firmë private. Ju do të mësoni të planifikoni dhe t i realizoni detyrat e punës dhe pastaj t a vlerësoni rezultatin. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit shfrytëzimi i natyrës, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse do të kesh kompetencë themelore për shkollim të lartë atëhërë është me rëndësi që t i planifikosh studimet e tuaja. Ti pra ke nevojë ti kesh kryer dy kurse në gjuhën suedeze ose gjuha suedeze si gjuhë joamtare dhe një kurs të anglishtes. Ti ke të drejtë të shfrytëzosh përzgjedhjen individuale, por edhe të shfrytëzosh mundësinë me program të shtuar. Fol lirisht me një pedagog për zgjedhje profesioni nëse do të studiosh më tutje. Ti ke gjithmonë të drejtë të zgjedhësh edhe një kurs në edukata fizike dhe shëndeti dhe një kurs të estetikës, në kuadër të përzgjedhjes individuale.

Naturvetenskapsprogrammet 2010-12-20 Programi i shkencave natyrore albanska Programi i shkencave natyrore, si përgatitje për shkollën e lartë, të çon deri në një provim me diplomë që mundëson pranimin tënd në shkollën e lartë. Programi i shencave natyrore të drejtohet ty që dëshiron të punosh brenda shkencave natyrore. Shkollimi është bazë për studime të mëtejshme në lëndet e shkencave natyrore, të matematikës, teknikës dhe shkencave shoqërore në shkollën e lartë. DY DREJTIME TË VEÇANTA Shkencat natyrore Ti merr njohuri për biologjinë, fizikën, kiminë dhe matematikën. Shkencat natyrore dhe shoqëria Ti merr njohuri për shkencat natyrore, shkencat shoqërore dhe gjeografinë. Përmbajtja e arsimit Ti zhvillon njohuritë e tua për lidhjet në natyrë, kushtet e jetës, fenomenet fizike, proceset kimike dhe matematikën. Ti merr njohuri për modele të zhvilluara në ndërveprim midis eksprimenteve dhe teorisë. Ti studion idetë dhe teoritë e shkencave natyrore si pjesë të historisë dhe të hulumtimit aktual shkencor. Programi është i planifikuar në këtë mënyrë Në programin e shkencave natyrore lëndët e përbashkëta të gjimnazit janë: gjuha angleze, historia, edukimi fizik dhe shëndetësor, matematika, shkencat natyrore, njohuritë fetare, shkencat shoqërore, gjuha suedeze ose suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet me përgatitje për shkollën e lartë ti studion më shumë kurse teorike se sa në programet profesionale. Lëndët karakteristiske të përbashkëta në programet janë: Biologjia, fizika, kimia dhe gjuhët moderne. Ti ke mundësi specializimi dhe zgjerimi brenda programit. Kjo quhet studime të thelluara. Mund të përfshihen p.sh. këto lëndë: Biologjia, teknika e kompjuterit dhe komunikimit, filozofia, gjeografia, shoqëria e qëndrueshme, kimia, ndërtimi, matematika, Bëj pyetje në shkollë cilat janë lëndët për studime të thelluara që ofrohen. Ti ke gjithashtu një zgjedhje individuale për të vendosur ç ka dëshiron ti të studiosh. Bëj pyetje në shkollë cilat janë kurset që ofrohen.

albanska Programi i shkencave natyrore Format e punës Në program ti zhvillon një qëndrim shkencor-natyror, duke mësuar mendimin kritik, arsyetimin e logjikshëm, zgjidhjen e problemeve dhe vëzhgimet sistematike. Ti vlerëson burime të ndryshme dhe bën dallim midis pohimeve të bazuara shkencarisht dhe pohimeve pa bazë shkencore. Ti punon praktikisht me eksperimente, punë laboratorike dhe studime në terren. Ti e stimulon kureshtjen dhe krijimtarinë tënde dhe mendimin tënd kritik. Ti do të fitosh përvojë të mirë në përdorimin e teknikës dhe pajisjes moderne. Punim Gjimnazi Në përfundim të Programit të shkencave natyrore duhet të përpilosh një punim gjimnazi. Ti duhet të parashtrosh një problem, të planifikosh, zbatosh dhe vlerësosh një punë tematike, me pikënisje nga lëmi të rëndësishme njohurie në program. Vini re Nëqoftëse ti kërkon një kompetencë të posaçme për një arsimim në shkollën e lartë, është me rëndësi që të planifikohen studimet e tua. Bisedo lirisht me një këshilltar studimi ose profesioni, nëse ti dëshiron të vazhdosh studimet në shkollën e lartë. Ti ke gjithmonë të drejtë, brenda zgjedhjes individuale, për të zgjedhur edhe një kurs të edukimit fizik dhe shëndetsor si dhe një kurs estetik.

Restaurang- och livsmedelsprogrammet 2011-02-14 Programi restorant dhe artikuj ushqimorë albanska Programi restorant dhe artikuj ushqimorë është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi restorant dhe artikuj ushqimorë i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me përgatitje të ushqimit, shërbimin dhe prodhimin e arikujve ushqimorë. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. TRI DREJTIME TË NDRYSHME Furrë dhe ëmbëltore Ju do të mësoni rreth zejës së furrës dhe ëmbëltores. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. bukëpjekës dhe pastiçer. Artikuj të freskët, delikatesë dhe livrim ushqimi Ju do të mësoni rreth artikujve ushqimorë, shitjes, përzgjedhjes së mallit, përgatitjes, pijeve, shtruarjes së tavolinës dhe ushqimit. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. shitës butiku në kuadër të artikujve të freskët dhe delikatesës. Kuzhinë dhe shërbim Ju do të mësoni rreth përgatitjes së ushqimit në restorant, rreth shërbimit dhe punës në bar. Ky drejtm u jep mundësi punësimi, si p.sh. gjellëbërës, kamarier apo kamariere. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth metodave tradicionale dhe bashkëkohore të kësaj zeje, prodhimit të produkteve ushqimore, përgatitjes së ushqimit, shërbimit, racionit si tërsi, shitjes, higjenës, materieve ushqyese, ushqimit special dhe servimit të alkoholit. Ju do të mësoni rreth planifikimit, organizimit, ekonomisë, dhe ndërmarrësisë. Ju do t a zhvilloni aftësin t uaj për t i pritur myshterinjt dhe për t u ofruar shërbim. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për të i u ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë.

albanska Programi restorant dhe artikuj ushqimorë Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: dituri higjene, dituri rreth materieve ushqyese artikujve ushqimorë racioni shërbimi sektori dhe pritje. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program ju ushtroheni të bashkëpunoni me njerëz tjerë pavarsisht gjinisë, përkatsisë kulturore, moshës, pozitës dhe kompetencës. Ju do të ushtroheni të merrni iniciativë, të jeni fleksibël, sensitiv, kreativ dhe të punoni në mënyrë të pavarur. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit restorant dhe artikuj ushqimorë, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Samhällsvetenskapsprogrammet 2010-12-20 Programi i shkencave shoqërore albanska Programi i shkencave shoqërore, si përgatitje për shkollën e lartë, të çon deri në një provim me diplomë që mundëson pranimin tënd në shkollën e lartë. Programi i shencave shoqërore të drejtohet ty që ke interesim për zhvillimin dhe funksionimin e njeriut dhe të shoqërisë sot në mënyra të ndryshme. Shkollimi është bazë për studime të mëtejshme në një lëmi të gjerë brenda shkencave shoqërore në shkollën e lartë. TRI DREJTIME TË NDRYSHME Shkenca e sjelljes Ti fiton njohuri për zhvillimin e njeriut, socializimin dhe ndërveprimin. Ti merr më shumë mirëkuptim për veprimet e njerëzve si individë, si anëtarë grupi dhe si qytetarë. Ti studion komunikimet, mësimin dhe mënyrën e udhëheqjes. Mediat, informimi dhe komunikimet Ti mëson për rolin shoqëror të mediave, teknikat e mediave, gazetarinë, informimin, reklamat dhe format interaktive të komunikimit. Ti studion se si mediat ndikojnë në pikëpamjet dhe botëkuptimin e njerëzve. Shkencat shoqërore Ti fiton njohuri për strukturat shoqërore dhe kushtet e jetës së njerëzve. Ti zgjeron dhe thellon njohuritë e tua në çështje të ndryshme shoqërore duke interpretuar, sqaruar dhe përdorur metodat e shkencave shoqërore. Përmbajtja e arsimit Ti zhvillon njohuritë e tua për kushtet shoqërore në Suedi dhe në botë. Ti meson për ndërveprimin e individit dhe të shoqërisë dhe si janë ndryshuar kushtet e jetës së njeriut gjatë historisë. Ti studion njeriun si individ, anëtar grupi dhe si qytetar. Ti studion strukturat, veprimtaritë dhe funksionet e shoqërisë. Ti ke mundësi për të reflektuar rreth çështjeve të demokracisë, komunikimit, etikës, gjinisë, ambientit dhe pushtetit nga pikëpamjet ekonomike, sociale dhe politike. Programi është i planifikuar në këtë mënyrë Në programin e shkencave shoqërore lëndët e përbashkëta të gjimnazit janë: gjuha angleze, historia, edukimi fizik dhe shëndetësor, matematika, shkencat natyrore, njohuritë fetare, shkencat shoqërore, gjuha suedeze ose suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet me përgatitje për shkollën e lartë ti studion më shumë kurse teorike se sa në programet profesionale.

albanska Programi i shkencave shoqërore Lëndët karakteristiske të përbashkëta në programet janë: Filozofia, gjuhët moderne dhe psikologjia. Ti ke mundësi specializimi dhe zgjerimi brenda programit. Kjo quhet studime të thelluara.. Mund të përfshihen p.sh. këto lëndë: Animacioni, artet figurative, biologjia, krijimtaria digjitale, prodhimi i filmit dhe televizionit, filozofia, gjeografia, komunikimi grafik, drejtësia, arti dhe kultura, komunikimi me mediat, gjuhët moderne, pedagogjia, psikologjia, sociologjia dhe teknikat e internetit. Bëj pyetje në shkollë cilat janë lëndët për studime të thelluara që ofrohen. Ti ke gjithashtu një zgjedhje individuale për të vendosur ç ka dëshiron ti të studiosh. Bëj pyetje në shkollë cilat janë kurset që ofrohen. Format e punës Në program ti zhvillon një qëndrim shkencor dhe kritik, duke mësuar të gjykosh nëse deklaratat janë të bazuara në fakte dhe të dallosh vlerësimet në burime të ndryshme. Ti kërkon, seleksionon dhe përpunon të dhënat me sy kritikë. Ti zhvillon aftësitë e tua për të bashkëpunuar, për të punuar në mënyrë të pavarur, për të marrë përgjegjësi, për të parë mundësitë, për të marrë iniciativa dhe për të zbatuar idetë në veprime praktike. Punim Gjimnazi Në përfundim të Programit të shkencave shoqërore duhet të përpilosh një punim gjimnazi. Ti duhet të parashtrosh një problem, të planifikosh, zbatosh dhe vlerësosh një punë tematike, me pikënisje nga lëmi të rëndësishme njohurie në program. Vini re Nëqoftëse ti kërkon një kompetencë të posaçme për një arsimim në shkollën e lartë, është me rëndësi që të planifikohen studimet e tua. Bisedo lirisht me një këshilltar studimi ose profesioni, nëse ti dëshiron të vazhdosh studimet në shkollën e lartë. Ti ke gjithmonë të drejtë, brenda zgjedhjes individuale, për të zgjedhur edhe një kurs të edukimit fizik dhe shëndetsor si dhe një kurs estetik.

Teknikprogrammet 2010-12-20 Programi i teknologjisë albanska Programi i teknologjisë, si përgatitje për shkollën e lartë, të çon deri në një provim me diplomë që mundëson pranimin tënd në shkollën e lartë. Programi i teknologjisë të drejtohet ty që dëshiron të punosh me teknologjinë dhe me proceset teknike. Shkollimi është bazë për studime të mëtejshme të teknologjisë dhe të shkencave të natyrës në shkollën e lartë. Ti do të fitosh kompetencë edhe në lëmi të tjera. PESË DREJTIME TË VEÇANTA Disenj (dizajn) dhe zhvillimi i produkteve Ti merr njohuri për disenj (dizajn) dhe zhvillimin e produkteve, duke u fokusuar mbi disenj dhe konstruksione të drejtuara nga kompjuteri. Teknologjia e informacionit dhe teknologjia e mediave Ti merr njohuri për teknologjinë e informacionit, të komunikimit dhe të mediave të ndryshme si komunikim me kompjuter, programim, media digjitale dhe zhvillim web. Teknologjia e prodhimit Ti mëson për prodhimin dhe ndërtimtarinë si dhe për automatizim dhe kontrollimin e vijave të prodhimit. Ndërtimi shoqëror dhe ambienti Ti mëson për ndërtimin shoqëror, ambientin dhe arkitekturën, ku teknologjia ka rëndësi të njëjtë si ekologjia, pamja dhe ekonomia. Shkenca e teknologjisë Ti merr njohuri për metodat e punës në shkencën e teknologjisë, si dhe vegla për modelim matematik, simulim, kontrollim dhe rregullim. Përmbajtja e arsimit Ti zhvillon njohuritë e tua të teknologjisë, fizikës, kimisë dhe matematikës duke u fokusuar në proceset teknologjike. Ti mëson cilat janë lidhjet midis elementeve të ndryshme në zhvillimin teknologjik dhe kupton se si zhvillimi teknik bëhet në shoqëri. Ti studion si teknologjinë aktuale dhe zhvillimin e teknologjisë së re. Programi është i planifikuar në këtë mënyrë Në programin e teknologjisë lëndët e përbashkëta të gjimnazit janë: gjuha angleze, historia, edukimi fizik dhe shëndetësor, matematika, shkencat natyrore, njohuritë fetare, shkencat shoqërore, gjuha suedeze ose suedishtja si gjuhë e

albanska Programi i teknologjisë dytë. Në programet me përgatitje për shkollën e lartë ti studion më shumë kurse teorike se sa në programet profesionale. Lëndët karakteristiske të përbashkëta në programet janë: Fizika, kimia dhe teknologjia. Ti ke mundësi specializimi dhe zgjerimi brenda programit. Kjo quhet studime të thelluara. Mund të përfshihen p.sh. këto lëndë: Arkitektura, artet figurative, biologjia, energjia elektrike, teknika e evenimenteve, filozofia, fizika, gjeografia, historia, shoqëria e qëndrueshme, teknologjia mjeksore, teknologjia e rrjetit, pedagogjia, programimi, psikologjia, suedishtja dhe teknologjia web. Bëj pyetje në shkollë cilat janë lëndët për studime të thelluara që ofrohen. Ti ke gjithashtu një zgjedhje individuale për të vendosur ç ka dëshiron ti të studiosh. Bëj pyetje në shkollë cilat janë kurset që ofrohen. Format e punës Në program ti kërkon dhe përpunon të dhënat nga burimet me sy kritikë. Ti po nisesh nga problemet praktike të cilat ti i zgjidh bashkë me të tjerët ose në mënyrë të pavarur, shpesh në formë projekti. Ti ushtrohesh në aftësitë e tua për të zhvilluar zgjidhje të reja dhe kreative, dhe ti mëson më shumë se si drejtohet një ndërmarrje. Ti ushtrohesh në analizim, modelim, simulim, në vlerësime të besueshmërisë, të zhvillimit, të lidhjeve, në konklusione dhe argumentime për të kuptuar sa më mirë sistemet teknologjike. Ti e stimulon kureshtjen dhe krijimtarinë tënde dhe mendimin tënd kritik. Ti do të fitosh përvojë të mirë në përdorimin e teknikës dhe pajisjes moderne. Punim Gjimnazi Në përfundim të Programit të teknologjisë duhet të përpilosh një punim gjimnazi. Ti duhet të parashtrosh një problem, të planifikosh, zbatosh dhe vlerësosh një punë tematike, me pikënisje nga lëmi të rëndësishme njohurie në program. Vini re Nëqoftëse ti kërkon një kompetencë të posaçme për një arsimim në shkollën e lartë, është me rëndësi që të planifikohen studimet e tua. Bisedo lirisht me një këshilltar studimi ose profesioni, nëse ti dëshiron të vazhdosh studimet në shkollën e lartë. Ti ke gjithmonë të drejtë, brenda zgjedhjes individuale, për të zgjedhur edhe një kurs të edukimit fizik dhe shëndetsor si dhe një kurs estetik.

VVS- och fastighetsprogrammet 2013-09-18 Programi NVS dhe objekte ndërtimore albanska Programi NVS (ngrohje, ventilim dhe sanitet) dhe objekte ndërtimore është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi NVS dhe objekte ndërtimore i u drejtohet ju që dëshironi të punoni me sisteme teknike në ndërtesa që kanë të bëjnë me ngrohje, ventilim, ujësjellës dhe kanalizim si dhe mirëmbajtje të objekteve ndërtimore. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. KATËR DREJTIME TË NDRYSHME Objekte ndërtimore Ju do të mësoni rreth servisit, punës dhe mirëmbajtjes, ndërtimit të sistemeve në uzina tekniko energjetike dhe funkcionimin e sistemeve me komponente përkatëse. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. teknik i objekteve ndërtimore, mirëmbajtës i objekteve ndërtimore dhe nikoqir i objekteve banesore. Teknika e pompave të ngrohjes dhe ftohjes Ju do të mësoni rreth instalimit, punës dhe mirëmbajtjes të p.sh. pistave të akullit, arkave ngrirëse dhe ftohëse dhe pompave të ngrohjes. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. montues i frigoriferëve. Teknika e ventilimit Ju do të mësoni rreth instalimit, punës, mirëmbajtjes, matjes, ujdisjes, funkcionimt të sistemeve të ndryshme të ventilimit dhe gjetjes së defekteve. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. teknik të ventilimit. NVS (VVS) Ju do të mësoni rreth instalimit, servisit dhe mirëmbajtjes së sistemit sanitar dhe atij të ngrohjes. Ky drejtim u jep mundësi punësimi, si p.sh. montues në kuadër të NVS-së, gypave të industrisë dhe izolimit të instalimeve teknike. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth instalimeve, gjetjes së defekteve, riparimeve, operacioneve në punë, mirëmbajtjes, teknikës së rregullimi dhe efektivizimeve të energjisë. Ju do të trajnoheni se si t i pritni njerëzit e tjerë dhe do të zhvilloni aftësinë t uaj për t u bërë senzitiv ndaj nevojave të tyrë. Ju do t i thelloni njohurit t uaja, se si të shfytëzohen mjetet në mënyrë sa më efektive për të kursyer energjinë dhe për të treguar konsideratë ndaj ambientit. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë.

albanska Programi NVS dhe objekte ndërtimore Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: elektrikë, dituri sistemi dhe trajtimi i materialeve dhe veglave. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo. Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program ju do t i ushtroni aftësitë t uaja për tu ofruar shërbime sipërmarrësve, myshterinjëve dhe porositësve të ndryshëm si dhe do të mësoni se si udhëhiqet një firmë private. Ju do të punoni në mënyrë të pavarur, si dhe bashkë me të tjerët duke u bazuar si në metodat e reja, ashtu edhe në ato të s provuara më herët. Ju do të mësoni të planifikoni, realizoni, dokumentoni, dhe të siguroni kualitetin e punës. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit NVS (ngrohje, ventilim dhe sanitet) dhe objekte ndërtimore, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse do të kesh kompetencë themelore për shkollim të lartë atëhërë është me rëndësi që t i planifikosh studimet e tuaja. Ti pra ke nevojë ti kesh kryer dy kurse në gjuhën suedeze ose gjuha suedeze si gjuhë joamtare dhe një kurs të anglishtes. Ti ke të drejtë të shfrytëzosh përzgjedhjen individuale, por edhe të shfrytëzosh mundësinë me program të shtuar. Fol lirisht me një pedagog për zgjedhje profesioni nëse do të studiosh më tutje. Ti ke gjithmonë të drejtë të zgjedhësh edhe një kurs në edukata fizike dhe shëndeti dhe një kurs të estetikës, në kuadër të përzgjedhjes individuale.

Vård- och omsorgsprogrammet 2011-02-14 Programi shëndetësi dhe përkujdesje albanska Programi shëndetësi dhe përkujdesje është një program profesional i cili ju çon deri te diploma profesionale. Programi- shëndetësi dhe përkujdesje i u drejohet ju që dëshironi të punoni në kuadër të kujdesit shëndetësor, psikiatrisë, kujdesit për të moshuarit dhe personave me aftësi funkcinale të kufizuara. Ju keni mundësi të filloni punën menjëherë pas kryerjes së shkollës, ose të studioni në ndonjë shkollë të lartë profesionale. Gjithashtu, ju keni mundësi të zgjedhni kurse ekstra për të studiuar më tutje në shkollë të lartë. Mundësi specializimi Ky program nuk ka drejtime të caktuara, por u jep mundësi specializmi. Programi u jep mundësi punësimi p.sh në kuadër të fushës së çrregullimeve funkcionale, të kujdesit shëndetësor, psikiatrisë, kujdesit për të moshuarit dhe personave me ulje të aftësive funkcionuese. Këto gjëra do t i mësoni në këtë program Ju do të mësoni rreth shëndetit dhe sëmundjeve, uljes së aftësive funkcionale, medicinës, pedagogjisë, sociologjisë, psikologjisë dhe diturisë së trajtimit. Ju do të mësoni për nevojat e ndryshme të njerëzve dhe do të kuptoni se çfarë roli luani stili i jetesës për shëndetin. Ju do të mësoheni t i trajtoni njerëzit në mënyrë profesionale. Në këtë program rëndësi të posaqme u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me ambientin e punës, për t iu ikur lëndimeve në punë si dhe për të krijuar një shëndet të mirë. Programi është i hartuar në këtë mënyrë Në shkollat e mesme profesionale, lëndët e përbashkëta të arsimit të mesëm janë: gjuha angleze, historia, edukata fizike dhe shëndeti, dituri natyre, dituri religjioni, dituri shoqërore, gjuhë dhe letërsi suedeze dhe suedishtja si gjuhë e dytë. Në programet profesionale ju do të mësoni më shumë lëndë profesionale, të ashtuquajtura lëndë specifike e më pakë lëndë që i keni pasur në shkollën fillore. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: shëndeti, medicina, njeriu, psikiatria, psikologjia, dituria shoqërore, pedagogjia speciale, gjuha suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë dhe kujdesi e trajtimi. Lëndë specifike të përbashkëta të këtij programi janë: ndërmarrësia, shitja dhe shërbimi i myshterinjve, tregti, informim dhe komunikim. Ju e keni mundësinë të specializoheni dhe të zgjeroheni edhe me shumë brenda këtij programi profesional. Një gjë e tillë quhet, thellim në program. Pyetni shkollën se cilat lëndë thellimi ju ofronë ajo.

albanska Programi shëndetësi dhe përkujdesje Ju e keni poashtu edhe përzgjedhjen individuale, ku ju vetë zgjedhni cilat lëndë doni t i mësoni. Pyetni shkollën se cilat kurse i posedojnë. Format e punës Në këtë program do të ushtroheni t i kryeni detyrat e punës që kërkohen në jetën profesionale, p.sh të ndihmoni për përkujdesje personale, detyra medicinale, detyra shtëpiake, si dhe detyra sociale e administrative. Pikënisjen e keni nga problemet praktike të cilat i zgjidhni bashkarisht apo në mënyrë individuale. Ju do t a ushtroni afësinë t uaj për të marrë iniciativë dhe për të qenë kreativ dhe do të mësoheni se si udhëhiqet një firmë private. Ju do të mësoni të planifikoni, realizoni, dokumentoni punën. Punim përfundimtar i shkollës së mesme Në përfundim të programit shëndetësi dhe përkujdesje, ju duhet të përpiloni një punim të shkollës së mesme, brenda lëmisë së profesionit t uaj të zgjedhur, ku do të dëshmoni se jeni pajisur me ato dituri që u nevojiten për të filluar punën në atë drejtim për të cilin jeni arsimuar. Të mësuarit në vend pune Disa pjesë të mësimit zhvillohen në një apo më shumë vende të punës, më së paku gjatë 15 javëve të mësimit dhe quhet të mësuarit në vendin e punës. (suedisht: APL). Kjo është një pjesë përbërëse shumë me rëndësi e shkollimit t uaj. Apl u jep përvoja dhe kontakte të shumta për të cilat do të keni nevojë kur të kërkoni punë. Trajnim shegertësh Në kuadër të këtij programi keni mundësi të zgjedhni trajnim shegerti të nivelit të arsimit të mesëm. Kjo do të thotë se ju do të përfitoni dituri të njëjta, por kjo kërkon që së paku gjysma e mësimit duhet të kryet në një apo disa vende pune. Mendohuni mirë Nëse doni t a përfitoni kompetencën themelore për arsim të lartë, është e rëndësishme që t i planifikoni studimet t uaja. Në këtë rast ju duhet t a shfrytëzoni përzgjedhjen individuale si dhe ju do të keni nevojë të mësoni një program më të zgjeruar. Pra i u duhet të mësoni edhe dy kurse tjera të gjuhës suedeze apo suedishtja si gjuhë e dytë si dhe një kurs të gjuhës angleze. Mos hezitoni të flisni me një këshilltar të orientimit arsimor dhe profesional nëse dëshironi të studioni më tutje. Ju keni gjithmonë të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes individuale, të zgjedhni një kurs më shumë në edukatë fizike dhe shëndet dhe një lëndë estetike.

Introduktionsprogram 2011-02-22 Programi introduktiv ALBANSKA Prej gjysmëvjetorit të parë 2011, shkolla e mesme do t i ketë pesë programe introduktive të cilat e zëvendsojnë programin individual (IV), për ata që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në programet kombëtare. Këto pesë programe janë: drejtimi përgatitor, programi me kahje të përzgjedhjes individuale, introduksion profesional, alternativë individuale dhe introduksion gjuhësor. Asnjëra nga këto programe nuk jep diploma, por qëllimi është që kjo të shpie më tutje për në ndonjë program kombëtar apo punësim. Mësimi është me orar të plotë, ndërsa përmbajtja e mësimit përcaktohet nga plani individual i studimeve. Pas shkollimit u jepet një certifikatë studimi. Nëse nuk pranoheni në ndonjë program kombëtar, atëherë keni të drejtë të vijoni programin introdutiv. Se në cilin program do të hyni varet se çfarë objektivash keni me shkollimi t uaj. Alternativa tjetër është që të shkoni në shkolle fillore deri në dy vite tjera. Për të marrë ndihmë se cili program ju përshtatet më së miri, ju mund të flisni med këshilltarin për orientim arsimor e profesional në shkollën t uaj. PESË PROGRAME TË NDRYSHME INTRODUKCIONI Drejtimi përgatitor Drejtimi përgatitor është për ju që dëshironi të mësoni në ndonjërin nga programet kombëtare por që j u mungojnë një apo më shumë nga notat kaluese që kërkohen. Shkollimi do të zgjatë më së shumti një vit. Shkollim para se gjithash do të përmbajë ato lëndë të shkollës fillore për të cilat nuk keni nota kaluese e që kërkohen për t u pranuar në programin kombëtar. Ju mund po ashtu të lexoni kurse të programit kombëtar si dhe programi mund të përmbajë edhe masa tjera për të cilat keni nevojë për zhvllimin e njohurive t uaja. Kur të arrini të kualifikoheni për drejtime kombëtare, mund të kyqeni në ato programe nëse ka vende të lira. Ju mund të zgjidhni të shkoni në drejtimin përgatitor edhe nëse jeni i kualifikuar për programe profesionale. Në atë rast ju e zgjidhni këtë për t u kualifikuar për një program përgatitor për ndonjë shkollë të lartë. Programi me kahje të përzgjedhjes individuale PRIV PRIV është për ju që dëshironi të shkoni në ndonjë program profesional, por që j u mungojnë një apo më shumë nga notat kaluese që kërkohen. Ti ke nevojë të kesh së paku gjashtë nota kaluese për të shkuar në Zgjedhje indivduale në drejtim programi. Për tu pranuar kërkohet të kesh nota kaluese në suedisht ose suedishtja gjuhë jomatare. Përveç kësaj kërkohet note kaluese në